Aleksander Biberaj – profesor në Fakultetin e Shkencave Ekonomike

Të nderuar studentë!

Universiteti Ndërkombëtar I Strugës, një institucion ky me disciplina të ndryshme të përgatitura enkas për ju, është rezultat i vendosmërisë Suaj për njohuri dhe etje për zhvillimin tuaj si liderë të rinj, është rezultat i vullnetit tuaj për të kuptuar dhe për të mësuar kulturat, mentalitetet dhe vlerat e të tjerëve, që janë themelet e një bote shumëdimensionale. Janë pikërisht këto suksese dhe triumfe të merituara që më motivojnë të pohoj me bindje të plotë, vlerësim dhe respekt, cilësinë dhe kualitetin e padiskutueshëm të këtij universiteti, i cili theu tabutë e mosintegrimit të etnive, përçarjes së shteteve. Jam i bindur se ju do të vazhdoni rrugëtimin tuaj e të bërit lider të ardhshëm në fushat dhe profesionet Tuaja, e që do të sjellni ndryshime pozitive në shoqëritë dhe shtetet Tuaja, për më tepër, të sjellni ndryshime në mbarë botën, duke nxitur paqe dhe bashkëpunim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.