AMEL MALESKI: UNË U BËRA NDËRKOMBËTAR , PO JU?

Të nderuar student,

Si nxënës i suksesshëm në shkollën e mesme, para vetes kisha vendosur qëllime të mëdha, kisha dëshirë të madhe për profesionalizim personal, dëshirë për sukses dhe isha në të njëjtën gjendje, në të cilën ndodheni ju tani…. çfarë  më  tutje? Isha para një zgjedhje të vështirë ! gjithmonë e kam dashur ekonomin dhe desha që të jetë pjesë e jetës sime, e përditshmërisë sime. E dija që doja të studiojë ekonomin, por pyetja kryesore ishte KU?  Hulumtova shumë, mendova dhe krahasova të gjitha mundësitë.

Kështu, zgjedhja ime ishte  pikërisht në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës. Ai mori besimin tim dhe koha tregoi se vendimi im ishte i saktë, sepse UNS jo vetëm që plotësoi pritjet e mia, por edhe i tejkaloi ato. Gjatë studimit vazhdimisht ne studentët  kemi patur mbështetjen  nga stafi  akademik i UNS-së, të cilëtishin jo vetëm profesorët tonë, por kolegë dhe këshillues tanë, të cilët ishin gjithmënë shtyrës drejtë suksesit dhe kishin gjithmonë përgjigje për pyetjet tona, kërkesat dhe nevojat. Në UNS njoha një botë të re, ndryshe, modern dhe bashkëkohor, një botë në të cilën të gjithë dëgjojnë dhe të kuptojnë njëri-tjetrin, botë në të cilën për herë të parë Profesorët  ndajnë kohë për të ndëgjuar studentin e vet. Ndjeva sikur jetova në të ardhmen. E gjithë atmosfera në UNS jashtëzakonisht më  inkurajoi mua, e dija se isha në rrugën e duhur dhe vendin e duhur, e dija se UNS më dha gjithçka, dhe mua më ngelte vetëm të vazhdojë të mundohem…..rruga drejt suksesit ishte e ndriçuar…….. mua më duhej vetëm të vazhdoj.

Marketing dhe menaxhimi financiar … tingëllon tërheqës, por me përgjegjësi, kërkoi shumë përpjekje, përpjekje dhe mësim, por për fat të mirë, e gjithë ngarkesa nuk më lihej vetëm mua.Sa herë që hasa vështirësi, menjëherë më vinte  mbështetja e stafit akademik e  UNS, përmes dhënies së materialeve shtesë, duke dhënë sqarime shtesë, por gjithashtu duke organizuar ligjerata shtesë. Në këtë mënyrë, vështirësitë para se të shfaqeshin u zhdukeshin.

Në UNS në një kohë shumë të shkurtër përmirësova gjuhën angleze dhe vendosa “si një ekonomist tipik” për të bërë përfitime ekonomike. Kështu që unë u regjistrova dhe u bëra pjesë e programit “Work and travel”. E gjithë procedura e shkuarjes në Shtetet e Bashkuara shkoi shumë thjesht sepse, duke pasur parasysh reputacionin e universitetit tonë, menjëherë mora një vizë amerikane, dhe kisha  një  punë  të siguruar në ShBA. Në ShBA isha 5 muaj, në See Isle City – New Jersey,në një kohë shumë të shkurtër pashë një botë të re për mua,takova njerëz të rinj dhe kam fituar shumë miqësi që vazhdojnë edhe në  dritën e sotme. Kjo përvojë  në ShBA ishte vetëm 5 muaj, dhe ia vlen sa një jetë! Kur u ktheva në UNS, u diplomova dhe tashmë e dija se çfarë duhet të bëja. E kuptoja menjëherë idenë time të biznesit dhe fillova me një biznes të ri. Biznesi ishte shumë i suksesshëm dhe zgjati për 6 vjet. Përfundova biznesin , sepse kam një ofertë që nuk mund ta  refuzoi. Përkatësisht, unë punoj si menaxher i përgjithshëm në Vjenë Austri në një kompani austriake. Tani  çdo gjë më është lënë  përsëri mua.Por tani nuk kam frikë, kam kaluar shumë filtra gjatë studimeve, kam mësuar të merrem me sfidat dhe të dal si fitues. Dhe tani nuk kam asnjë dyshim, e di që do të fitoj përsëri, sepse vij nga një skuadër  fitues. UNË U BËRA NDËRKOMBËTAR , PO JU?

 

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *