APLIKIM PËR QËNDRIM STUDENTOR NË UNIPEGASO UNIVERSITY NË NAPOLI, ITALI
Në përputhje me marrëveshjen bilaterale të Erazmus+ Memorandumit për bashkëpunim, ndërmjet Universitetit Ndërkombëtar në Strugë me Unipegaso University, ofrohen mundësi për studentët dhe stafin akademik të UNS-së, që të shkojnë në qëndrim studentor në periudh kohore një semestër ose një vit akademik në UNIPEGASO UNIVERSITY, në Napoli të Italisë. Universiteti Unipegaso është universitet privat në Itali, i themeluar në v.2006, i cili është më i njohur për zbatimin e e konceptit DISTANCE LEARNING.
Ftojmë të gjithë studentët që janë të interesuar për qëndrim studentor në UNIPEGASO UNIVERSITY,të aplikojnë në zyrën për marrëdhënie ndërkombëtare në UNS.