APLIKIMI NË UNIVERSITETIN NDËRKOMBËTAR NË STRUGË
Të nderuar maturante,
Ju informojmë se faza e dytë e plotësimit të formularit A1 në Rep. e Shqipërisë nuk është e lidhur me procedurën e aplikimit për të qënë studentë në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë.
Në formularët aktualë që ju plotësoni për të ndjekur studimet universitare nuk e gjeni të listuar emrin e UNIVERSITETIT NDËRKOMBËTAR NË STRUGË prandaj ju keni mundësi që edhe gjatë fazës së dytë regjistroheni në UNS drejtpërdrejt duke plotësuar APLIKIMIN ONLINE në faqen zyrtare të këtij institucioni .
Në linkun e mëposhtëm keni informacion të detajuar në lidhje me Fakultetet dhe drejtimet përkatëse , Bursat sociale dhe meritore si dhe programet e ndryshme akademike ERASMUS dhe WORK and TRAVEL.
https://iust.edu.mk/Ju lutem na kontaktoni për çdo paqartësi !