DIPLOMA TË DYFISHTA ME UNIVERSITETIN PRESTIGJIOZ OXFORD BROOKES UNIVERSITY, TË BRITANISË SË MADHE
Arritje e madhe e UNS-së!!! Tani studentët e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë do të kenë mundësi që të marrin diplomë nga universiteti elitar Oxford Brookes University, të Britanisë së Madhe. Në përputhje me marrëveshjen e realizuar ndërmjet dy institucioneve, studentët e UNS pas përfundimit të semestrit të tretë në UNS,do të munden të vazhdojnë arsimimin e tyre në Oxford Brookes University, në Britaninë e Madhe në mënyrë që pas përfundimit të studimeve të marrin dy diploma,një nga Universiteti Ndërkombëtar në Strugë dhe tjetra nga Oxford Brookes University. Duke patur një diplomë nga ky universitet krijohen persepektiva dhe mundësi të mëdha për studentët tanë, për punësim në të ardhmen kudo nëpër botë, ashtu edhe për vazhdim të shkollimit në universitetet më të mira në botë.
Oxford Brookes University është universitet shtetëror në Angli, zanafilla e tij daton që nga viti 1865. Gjatë kësaj periudhe ka kaluar nëpër disa transformime sa i përket statusit të tij arsimor, ndërsa zyrtarisht si universitet ka filluar të funksionojë që nga viti 1992. Universiteti është në listën e 50 universiteteve më të mira në botë në 2018, të cilët janë univeristete më të rinj se 50 vjet, është universiteti i vetëm në Angli që rradhitet në këtë listë.
Progression Letter August 2018