Ceremonia e Diplomimit është një nga eventet më të rëndësishme që organizohet në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë .
Si çdo vit ky event tradicionalisht do të zhvillohet gjatë muajit Tetor në ambientet e “Pallatit të kulturës”,Strugë.
Gjatë kësaj ceremonie studentët e UNS do të ‘kurorëzojne ‘ të gjithë suksesin akademik dhe eksperiencën e tyre duke u pajisur me diplomat për secilin nga drejtimet përkatëse të studimeve Bachelor dhe Master .
Ndërkohë studentët më të mirë të gjeneratës do të vleresohen me çertifikata të ndryshme lidhur me arritjen e sukseseve të tyre akademiko-shkencore.
Në këtë ceremoni do të jenë të ftuar personalitete të shquara të shkencës,politikës dhe më gjerë.