Takim Komemorativ mbi jetën dhe veprën e Prof.Dr.Luan Hajdaragës

F T E S Ë

Instituti për Europianistikë dhe politikë ndërkombëtare pranë Universitetit Ndërkombëtar në Strugë , fton në:

Takimin Komemorativ

Për nder të figurës dhe kontibutit të çmuar të njërit prej personaliteteve më të shquar në fushën e arsimit,shkencës dhe politikës – Prof.Dr.Luan Hajdaraga.

Në shenjë respekti dhe konsiderate për rolin e pazavendësueshëm dhe gjurmët e thella në edukimin e gjeneratave të reja, të pranishëm në këtë ceremoni  solemne do të jenë:

  • Përfaqësues të pushtetit qëndror dhe lokal
  • Personalitete të shquar të arsimit, shkencës, politikës;
  • Kolegë,miq, familjarë dhe studentë të të ndjerit Profesor Hajdaraga.

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, për të jetësuar gjithmonë praninë e tij, dëshirën, entuziazmin dhe pasioni për edukimin e brezave të ardhshëm, Instituti për Europianistike dhe politikë ndërkombëtare pranë UNS-së do të emërtohet në “Instituti për Europianistikë dhe Politikë Ndërkombëtare- “Prof.Dr. Luan Hajdaraga”, si edhe do të dhurojë çdo vit një bursë studentore të emërtuar Bursa-“Prof.Dr.Luan Hajdaraga”.

Takimi komemorativ do të zhvillohet më 23.11.2018,në ora 12:45, në Amf.nr.1 në UNS.

(Luteni të konfirmoni në s.lacka@eust.edu.mk ose në 0038970896610).

Lavdi e përjetshme! Vivat academia! Vivat Professores!

 

Strugë, 12.11.2018

                            Me respekt,

                                                                                            Rektori i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë

                                                 Prof.Dr. Bashkim Rama

Start Time

12:45 pm

November 23, 2018

Finish Time

3:00 pm

November 23, 2018

Address

Ezerski Lozja 1, Amf.1 ne UNS