Familja UNS në një format ndryshe !

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë ndryshe nga zakonisht ,në një format të veçantë organizuar në kampusin universitar,prezantoi stafin e tij akademik dhe mënyrën e tij të funksionimit në një emision të posaçëm televiziv ,me qëllim promovimin e vlerave dhe mundësive që ofron ky institucion i arsimit të lartë,jo vetëm në Republikën e Maqedonisë por edhe në të gjithë rajonin.

Në këtë event ishin të pranishëm një pjese e madhe e profesorëve të cilët kanë pasur një eksperiencë të gjatë si ligjërues në Universitetin  Ndërkombëtar në Strugë:

Prof.Dr.Armen Kadriu –Kryetar i Bordit  Drejtues në Uns dhe njëkohësisht ligjërues në Fakultetin e  Shkencave Ekonomike.

Dr.Mirela Karabina ,ish-Ministre e Arsimit në Republikën e Shqipërisë, aktualisht profesore pranë UNS.

Prof.Sejfulla Osmani- Dekan i Fakultetit të Shkencave Juridike.

Prof.Marko Bello-Profesor pranë Fakultetit të Shkencave Politike.

Doc.Dr.Dashmir Nasufi –Profesor pranë Fakultetit të Shkencave Juridike, drejtimi Kriminalistikë dhe Dedektiv .

Doc.Dr.Shpëtim Cami –Profesor pranë Fakultetit të Shkencave Politike,njëkohësisht Kryeredaktor i Revistës shkencore The Heritage.

Prof.Dr.Biljana Ciglovska- Dekane në Fakultetin e Shkencave Ekonomike.

Prof.Gëzim Selimi –Profesor në Fakultetin e Shkencave Ekonomike  pranë UNS njëkohësisht dhe pranë filialit të UNS në Gostivar.

Doc.Dr.Edi Kela – Profesore në Fakultetin e Shkencave Juridike dhe Politike  ,njëkohësisht Drejtuese e Departamentit për programet studentore.

Prof.Igli Tafaj – Profesor në Fakultetin e Teknologjisë Informative.

Misioni dhe vizioni i UNS reflektohen hap pas hapi nga stafi akademik dhe administrativ  i UNS, ku qëllimi i tyre është integrimi i sistemit të mësimdhënies,rritja e nivelit të hulumtimit shkencor dhe aplikimi i kurrikulave bashkëkohore.

UNS si një institucion dinjitoz arsimor është plotësisht i fokusuar në edukimin e studentëve duke ju ofruar atyre ,një bazë solide të njohurive dhe praktikave mësimore , në ciklin e studimeve Bachelor,Master dhe Doktoraturë.

Bazuar në diversitetin intelektual dhe kulturor, një nga qëllimet kryresore të UNS është të kontribuojë në zhvillimin lokal dhe rajonal, duke ju mundësuar studentëve aktualë dhe të ardhshëm, kushtet më të mira për të kryer studimet në mënyrë që ata të përmbushin ambiciet kundrejt formimit akademik dhe profesional.

Në fokus të diskutimit ishin ;politika e shpërndarjes së bursave sociale dhe meritore për maturantët e ardhshëm ,shpalosja e një kornize të përgjithëshme lidhur me procesin akademik të UNS,sfidat e arsimit ,programet studimore që ofron ky institucion si ERASMUS MUNDUS, Work and Travel dhe Work and Study  si dhe një pjesë e mirë e studentëve të UNS të cilët ndanë eksperiencën e tyre në këtë Universitet !

Inkurajuar nga mbështetja e shumë institucioneve vendase dhe të huaja duke mbajtur vizionin dhe misionin e qartë,UNS po zhvillohet dhe rritet vazhdimisht me qëllim për t’u bërë një universitet ndër-rajonal.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *