Historia e studentes me aftësi të veçanta por me një vizion të jashtëzakonshëm!

UNS-Universiteti që promovon dhe mbështet diversitetin!

Fryma njerëzore është një aftësi,këmbëngulje dhe guxim që asnjë paaftësi nuk mund ta ndalë.Kjo është historia e studentes të Fakultetit të Shkencave Politike,Xhesina Boja e cila zgjodhi Universitetin Ndërkombëtar në Strugë për ti dhënë jetë ëndrrës së saj.

-”Unë nuk kam paaftësi,kam një dhuratë! Të tjerët mund ta shohin si një paaftësi,por unë e shoh si një sfidë,një sfidë për të qënë më e fortë dhe për të punuar më shumë.Zgjodha Universitetin Ndërkombëtar në Strugë për të studiuar shkenca politike pasi është I vetmi institucion që nuk më diferencoi,por më ofroi mundësi dhe kushte të barabarta me të gjithë studentët e tjerë. Në UNS kam gjetur të gjitha hapësirat e mundshme për të ndjekur programet studimore pa asnjë vështirësi falë asistencës të stafit akademik dhe kolegëve që padyshim janë ndihmesa ime më e madhe. Vendosa të studioj shkenca politike me qëllimin dhe dëshirën të sjell ndryshimin,ti përkushtohem plotësisht ndihmës ndaj njerëzve në nevojë dhe në pamundësi,falë UNS çdo ditë e më shumë po plotësoj misionin tim duke u angazhuar në Organizatën Humanitare Studentore “Dhuro Mirēsi” si dhe në çdo aktivitet tjetër që mban firmën e Universitetit dhe ideve studentore. Nëse ëndrra ime për të qënë kryeministre e ardhshme është pak e largët,për një gjë tashmë jam e sigurtë,studimet dhe mundësitë në UNS po I japin jetë ëndrrës time. Aktualisht jam duke zhvilluar praktikën studimore pranë Bashkisë Maliq,një tjetër arsye për të shprehur mirënjohjen dhe falenderimin ndaj këtij institucioni për të gjitha mundësitë e ofruara dhe me bindje them se kam bërë zgjidhjen e duhur pasi UNS është me të vërtetë universiteti I studentëve.”

Studentët si Xhesina dhe shumë të tjerë me një vullnet të jashtëzakonshëm për të studiuar dhe për të qënë aktivë janë pasqyrë e vizionit të UNS,të cilët universiteti përpiqet ti suportoje maksimalisht jo vetëm në aspektin ekonomik duke I bërë përfitues të bursave por edhe në çdo nismë dhe ide të tyre,me bindjen se ata janë e ardhmja dhe e vetmja armë për të sjellë ndryshimin.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *