Java Europiane në UNS

Ditën e sotme, më datë 10.05.2021 nga grupi IUS-Vision ka filluar ‘Java Europiane’ e cila do të zgjasë deri më datë 12.05.2021, ky një organizim studentor i cili përbëhet nga aktivitete të shumëllojshme, e që është emërtuar si “Growing Together Through Challenges and Success”

Evenimenti i kësaj dite u realizua në ambientet e jashtme të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, me kohëzgjatje prej orës 11:00 deri më orën 13:00. Fjala hapëse u krye nga Sekretari i Përgjithshëm i këtij Universiteti Doc. Dr. Guximtar Rushani ndërsa më pas nga Përgjegjësja e Bibliotekës dhe Koordinatorja për Aktivitete pranë UNS-së Bsc. Zimrisha Kupa, u sqarua axhenda e përgaditur për këtë ditë.

Aktivitetet e kësaj dite ishin si vijon:

Si aktivitet i parë u realizua një kuiz të emërtuar “Fiton Vetëm Kur Di” i realizuar me pyetje dhe me juri përkatëse të ndarë për çdo fakultet, ku për Fakultetin e Shkencave Ekonomike anëtar jurie ishte Prof.Semra Bujari, Fakulteti Teknologjisë Informative – Msc. Lirinda Vako, Fakulteti Shkencave Juridke – Prof.Diellza Lena, ndërsa për Fakultetin e Shkencave Politike në juri ishte Prof.Albina Berisha.

Studentët të cilët i’u përgjigjen pyetjeve dhe përfituan certifikata ishin : Ilda Menkshi, Erida Pali, Dajana Prençi, Ilva Kapo, Suela Kapo, Endri Fejzullah, Xheni Bushi, Jona Nikolli dhe Frosina Pani.

Më pas studentët janë argëtuar me këngë dhe valle, ku studentja e vitit të dytë Xheni Bushi performoi disa këngë live, ndërsa aktiviteti vijues ishte ceremonia e vlerësimit të vullnetarëve të grupit IUS-Vision, të cilët ishin : Xheni Bushi, Klejvis Hoxha, Klisela Qose dhe Mevlur Aliu.

Aktiviteti përmbyllës i kësaj dite ka qënë lëshimi i tullumbaceve në ajër dhe më pas zhvendosja e studentëve tek pllakat e godinës së dytë, në të cilat kanë lyer duart e tyre duke lënë kështu një shenjë të tyren për këtë ditë.