Konferenca e V-të Shkencore “Scientific Challenges for Sustainable Development”

Në  Universitetin Ndërkombëtar në Strugë u zhvillua Konferenca e V-të Shkencore “Scientific Challenges for Sustainable Development”.
Universiteti Ndërkombëtar këtë vit kishte nderin të bashkëpunonte me stafin e   Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani ” dhe Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”.
Të ftuar në këtë konfernecë ishin profesorë ,akademikë ,studentë ,gazetarë dhe personalitete të tjera të shquara.
Ndër të ftuar kryesorë ishin Z.Arbër Ademi ,Zëvendës Ministër i Arsimit në Republikën e Maqedonisë , Rektori i Universitetit të Vlorës Prof.Dr .Roland Zisi ,Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof. Dr.Skender Topi -të cilët shprehën konsideratat e tyre lidhur me organizimin e kësaj konference -duke specifikuar faktin se evente të tilla janë indicie për integrimin e shoqërisë  dhe rritjen e pikëpamjeve akademike.
Pas fjalimit përshëndetës  nga Rektori i UNS Prof.Dr.Bashkim Rama konferenca vazhdoi me ndarjen në panele të  ndryshme -paneli juridik ,politik, ekonomik,IT dhe paneli i  edukimit-ku pjesëmarrësit diskutuan rreth problematikave aktuale në shoqëri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.