Konferenca Studentore me tematikën “Sfidat dhe risitë e arsimit në Ballkan”

Në 20 prill 2018 ,në ambientet e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë u zhvillua Konferenca e I Studentore me tematikën “Sfidat dhe risitë e arsimit në Ballkan”.

I ftuar në këtë event ishte Prof.Dr.Marko Bello i cili shprehu një konsideratë të lartë për organizimin e kësaj Konference duke i motivuar studentët që të përfshihen në hulmutime të ndryshme shkencore sepse të rinjtë janë ata të cilët mund te sjellin risi ,të rrisin integritetin e shoqërise dhe të zhvillojnë konceptet e arsimit dhe fushave të ndryshme në Ballkan duke ju përshtatur dhe larmishmërise Europiane.

Gjatë Konferencës studentet e Fakulteteve të Ekonomisë,Juridikut,Informatikës diskutuan rreth problematikave të ndryshme të cilat lidheshin jo vetëm me reformat në arsim po dhe me sferat e tjera të shoqërise.

Në fund të konferencës studentët të cilët morën pjesë u vlerësuan me certifikatën për kontributin e dhënë dhe hartimin e punimeve shkencore .

Leave A Reply

Your email address will not be published.