Konkurs lidhur me aktivitetet studentore në UNS !

 

Të nderuar studentë aktualë /studentë të ardhshëm të Universitetit Ndërkombëtar në  Strugë!

Ju informojmë të gjithë juve qe keni ide,plane apo projekte të ndryshme lidhur me organizimet studentore në kampusin e UNS apo dhe jashtë tij të paraqisni këto ide novatore, me anë të nje drafti të shkruar, në organet administrative të Universitetit.

Aktivitetet studentore janë një element esencial që i japin një frymë të veçantë  jo vetëm Universitetit por edhe qytetit të Strugës.

Aktivitetet e studentëve apo aktivitetet e kampusit janë një term i gjerë që përshkruan shumicën e” student debate club”  dhe programeve ekstrakurrikulare të fokusuara tek studentët .

Aktivitetet e studentëve zakonisht janë të dizajnuara për t’i lejuar studentët të përfshihen më shumë dhe t’u ofrojnë atyre mundësi në udhëheqje, përgjegjësi sociale, vullnetarizëm dhe punësim të studentëve

Projektet studentore do pranohen në fillim të  vitit të ri akademik,respektivisht gjatë muajit tetor.

Projektet më të mira të cilat do të zgjidhen nga stafi administrativ  dhe akademik i UNS ,do të konkretizohen duke ju suportuar për çdo detaj lidhur me këto organizime.

 

Ju mirëpresim!

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *