Letër Ngushëllimi drejtuar Familjes HAJDARAGA

DREJTUAR: Familjes HAJDARAGA                                                     

                    

‘‘LETËR NGUSHËLLIMI’’

 

E nderuar familja Hajdaraga,

Me keqardhje të thellë e pranuam lajmin e ndarjes nga jeta të Profesorit tonë të dashur Dr.Luan Hajdaragës, e që na detyroi t’iu drejtohemi me një letër ngushëllimi. Asnjë fjalë dhe postulatë nuk do të reduktonte dhimbjen familjarëve, miqve dhe studentëve, por jemi të bindur që edhe ata të cilët  sado pak e njihnin profesor Luanin, e dinin se ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm, me vlera të mëdha si në aspektin akademik ashtu edhe në aspektin njerëzor.

Profesor Luani, do kujtohet gjithmonë si një i pedagog i dashur për të gjithë studentët e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë dhe për të gjithë kolegët si një mik i pazëvendësueshëm.

Universiteti Ndërkombëtar i Strugës nuk është i vetmi institucion që ka humbur një person kaq të madh, i cili për dekada të tëra ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm si një intelektual shembullor për të gjithë popullin shqiptar.

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë përcjell ngushëllimet më të sinqerta, duke shprehur gatishmërinë e tij të plotë për të lehtësuar sadopak këtë dhimbje. Ju vëmë në dijeni se trishtimi i këtij rasti ka kapluar jo vetëm studentët dhe stafin akademik e administrativ të UNS në Strugë dhe Gostivar, por edhe qytetarët e Strugës dhe të Gostivarit që për një dekadë të tërë e njihnin profesor Luanin.

Përqafime dhe ngushëllime të përzemërta, por mbi të gjitha, i përjetshëm qoftë kujtimi i tij dhe u prehtë në paqe!

 

Rektori i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë

Prof. Dr. Bashkim Rama dhe

Kryetari i Bordit të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë

Prof.Dr. Armen Kadriu

Web: www.eust.edu.mk

e-mail: info@eust.edu.mk

 

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *