Maqedonia në udhëkryq  :NATO dhe Bashkimi Europian apo “Izolim” ?

Maqedonia në udhëkryq  NATO dhe Bashkimi Europian apo “Izolim” ?

 

 

Gjatë ditës së sotme në ambientet e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë u zhvillua debati publik lidhur me argumentat pro dhe kundër Referendumit i cili do të mbahet të dielën e ardhshme në datën 30 Shtator  .

Të ftuar në këtë debat ishin personalitete të fushave të ndryshme si përfaqësues të pushteit lokal me në krye Kryetarin e Komunës Dr.Ramiz Merko; Zv. Ministër i Shëndetësisë z. Asim Musa Kryetar i Këshillit Komunal z. Resul Kaba dhe Deputeti i zonës së Strugës z.Agim Shaqiri ;drejtues të ndërmarrjeve publike,profesorë dhe arsimtarë të ndryshëm si dhe studentë dhe qytetarë që shprehin interesin  e tyre rreth diskutimit të kësaj çështjeje.

Pjesë e panelit ishin

1.Prof.Dr.Sejfulla Osmani –Dekan i Fakultetit Juridik /Avokat Penalist .

1.Prof.Sejfulla Osmani -Dekan i Fakultetit  Juridik /Avokat Penalist.

  1. Z.Muhamet Borova-Profesor i Sociologjisë dhe Filozofisë.

3.Doc.Dr.Jeton Shaqiri –Drejtues i ndërmarrjes publike PROAQUA.

4.Dr.Edmond Vejseli-Mjek/këshilltar Komunal i lëvizjes BESA.

5.Z.Arban Lita –Kryetar i Shoqatës për Zhvillim Shoqëror “ENHALLON”,Strugë.

6.Znj.Sonja Stojkoska-Sekretare e Komunës në Strugë.

7.Znj.Arbresha Vlashi- Përfaqësuese e Sektorit jo-qeveritar.

8.Doc.Dr.Edi Kela –Profesore pranë UNS dhe Koordinatore për programet e shkëmbimeve studentore në Bashkimin Europian.

9.Prof.Dr.Biljana Ciglovksa-Dekane pranë Fakultetit ekonomik UNS.

10.Znj.Arjeta Pollozhani-Arsimtare e nderuar e qytetit të Strugës.

11.MSc.Armir Ziba-Asistent-Pedagog në Fakultetin e Shkencave Ekonomike pranë UNS.

Gjatë këtij debati u potencua se integrimi në Bashkimin Europian nuk është një çështje që i takon vetëm shtetit institucioneve apo organeve –por mbi të gjitha është kulturë qytetare dhe për këtë arsye  një nga armët më të forta për të integruar një shtet është reforma në sistemin e arsimit ku të gjithë brezat e rinj do arrijnë të kenë një kulturë ndryshe.

Një tjetër fokus i drejtohet dhe sistemit të drejtësisë  ku pushteti lokal reflektoi një perkrahje të plotë kundrejt referendumit që do te sjellë implementimin  e institucioneve ligjore dhe hallave të ndyshme të shoqërisë me ndihmën e politikave Europiane.

 

Për Maqedoninë Europiane ,Pro Referendumit!

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *