Marijana Kitanoska: Falenderim i pafund deri tek UNS
Duke kërkuar diçka të re, me dëshirë që të shoh se si zhvillohet mësimi në universitetet elitare, vendosa ta shfrytëzojë programin Erazmus + për këmbim studentor. Pata fatin për të studiuar në UNS, sepse UNS është një nga universitetet e rralla në Ballkan që ka marrëveshje për shkëmbim studentor me një numër të madh të universiteteve prestigjioze që janë në listën e 500 universiteteve më të mira në botë. Në mesin e shumë universiteteve më të mira, zgjedhja ime ishte pikërisht në universitetin më të lartë të radhitur të Gjermanisë – Universitetin e Kielit.
Jam mirënjohëse pafundsisht universitetit tim –UNS, që më mundësoi të jem pjesë e universitetit më të vjetër, më të madh dhe më të mirë në Gjermani. Nuk mund ta besojë që kanë kaluar më shumë se 6 muaj prej kur shkova në Kiel. Kujtimet i kam akoma të freskëta, sikur gjithçka të ishte para një ore. Menjëherë u gjenda midis aq shumë njerëzve të rinjë prej shteteve të ndryshme, nga e gjithë bota, në një qytet të panjohur, të cilin për kohë të shkurtër fillova ta ndjej si shtëpinë time të dytë. Ditët e para më kaluan duke u njohur me kolegët e mij dhe njohje të rrethit. U akomodova në konviktin më të mirë studentor në Gjermani. Përvojën të cilën e fitova në Universitetin e Kielit ka vlerë mjaftë të çmuar. Gjithë jetë do ti kujtoj amfitatrat e mëdhenjë, kampuset e mëdha dhe qendrat hulumtuese shkencore të pa para për kushtet tona.
Edhe njëherë , i falemderohem UNS, jo vetëm që më mundësoi të jem pjesë e gjithë kësaj, por gjatë gjithë qëndrimit tim në Kiel, profesorët e UNS ishin vazhdimisht në kontakt me mua dhe më ofronin ndihmë dhe përkrahje për çfarë kisha nevojë. Kjo përvojë mi zgjerojë horizotet dhe pamjet, përvojë që më aftësoi në një mënyrë kretësisht tjetër, e pasuroj biografin time profesionale me qëndrim studentor në universitetin më të mirë në Gjermani- Universiteti Kiel.