Marko Bello –Profesor në Fakultetin e Shkencave Juridike pranë Universitetit Ndërkombëtar të Strugës

Të nderuar studentë,

Ardhmëria e përgjithshme derivon nga ajo personale.Ajo personale vjen si rezultat I një arsimimi të duhur dhe jo vetëm kaq,të një arsimimi te mbushur me edukim dhe dije .

Studentët e Universitetit Ndërkombëtar ne Strugë kanë një mundësi unike për të qënë pjesë e shkëmbimit studentor me një ndër universitetet më të mira të Europës,Univeristeti Szeged,R.Hungarisë.Gjatë kësaj eksperience studentët e UNS kanë mundësi të marin pjesë në leksione dhe seminare të cilat zhvillohen në gjuhën angleze.

Nëpërmjet marrëveshjes për dhënien e diplomave të dyfishta ,mundësia për t’u pajisur me diplomë nga universiteti Szegedit,është mundësi e vetme qe u jepet vetëm studentëve të UNS.

Programet e akredituara të UNS janë gjithashtu një nga elementet kyce të cilat i shtyjnë maturantët të kryejnë studimet univeristare pranë stafit tone akademik.

Ju rekomandoj të zgjidhni UNS ,për një të ardhme të sigurt dhe për facilitetet qe ju ofrohen për të ngjitur lehtësisht shkallët e sukseseve të dijes!

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.