Marrëveshje bashkëpunimi – Kolegji Universitar “REALD”

Në date 4 Maj 2021 Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, Doc.Dr.Guximtar Rushani dhe zv.Rektori i Kolegjit Universitar “REALD”, Dr.Myzafer Elezi, nënshkruan me sukses marrëveshjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve, ku prezent ne kete event ishin edhe Doc.Dr.Nazmije Merko Zabzun dhe Doc.Dr.Albano Zhapaj.

Gjatë takimit, i cili u zhvillua në ambjentet e UNS, palët diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta, shkëmbime të stafit akademik dhe studentëve, kërkim shkencor, shkëmbime kulturore dhe mënyra të tjera bashkëpunimi për të forcuar më tepër lidhjen midis dy institucioneve.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi parashikohen dhe mundësi për intershipe në vendet respektive për stafin dhe studentët e të dy universiteteve.