Ndërroj Jetë Profesor Emeritus Aleksandar Nikollovski

Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen e Profesor Emeritus Aleksandar Nikollovski dhe thellësisht na vjen keq për humbjen e pazavendsueshme. Emeritus Nikollovski  la gjurmë  të thella në themelimin e sistemit juridik në shtetin tonë dhe në promovimin e arsimit të lartë.

Veprat e tij dhe literatura e pasur që e la pas, do të jenë bazë nga e cila do të mësojnë edhe shumë gjenerata të reja.

Statusi i tij si profesor i pensionuar, nuk e zvogëloi dhe asgjësoi dëshirën dhe entuziazmin e tij për të eksploruar më tej dhe për të përhapur më tej përvojën e tij të gjatë dhe të pasur për gjeneratat e reja.

Emeritus Nikollovski gjatë jetës së tij, realizoi një numër të madh fuksionesh shtetrore dhe akademike. Ishte President i  konferencës Interunivesitare të universiteteve në Republikën e Maqedonisë. Profesor ndërvite dhe prodekan në Fakultetin Ekonomik dhe në Fakultetin Juridik pranë UKDhM, themelues dhe Presidenti i parë i zgjedhjes gjykatës i përhershëm(arbitrazhi) të Maqedonisë pranë odës Ekonomike të R. Maqedonisë deri në v.2011, ndërsa deri në fund të jetës dhe president nderi. Gjithashtu,  ka qënë edhe arbitër ndërkombëtar në shumë arbitra ndërkombëtare, duke përfshirë: Moskë, Kiev, Sofia, Lubljanë, Saraev, Beograd, Zagreb, Vien e të tjera.

Orientimi i tij profesional ishte: e drejta tregtare, marrëveshjet ndërkombëtare, transport,Shpedicion, sigurimi dhe administrimi korporativ, të B.E. Ka ligjëruar shumë lëndë në studimet diplomike, pasdiplomike dhe të doktoraturës dhe ka qënë mentor i një numri të madh të temave të mastërit dhe doktoraturës në disa universitete në R. Maqedonisë dhe jashtë.

Pjesmarrës në një numër të madh të konferencave në vend dhe ndërkombëtare, si dhe në komisione të brendshme dhe ndërkombëtare të fushës së tij. Anëtarë në shumë organizata shkencore dhe profesionale në Maqedoni dhe jashtë saj.

Ka publikuar 34 libra ,prej të cilave 10 gjenden në bibliotekën e Kongresit në Uashington dhe recenzues i një numri të madh të punimeve shkencore të publikuara në Maqedoni dhe jashtë.

Profesor Aleksandar Nikollovski, do tju kujtojmë përgjithmonë Ju dhe verpat tuaja, përjetësisht do tju kujtojmë ne, gjeneratat e tanishme dhe në të ardhmen që do të lexojnë dhe dëgjojnë për Ju.

Lavdi e përjetshme! Vivat academia! Vivant professores!

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *