STEFAN VELJANOVSKI: UNE VENDOSA, TANI VENDOSNI JU

Si student në  Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, kam avancuar në nivelin personal dhe profesional. Që ngafillimi i studimeve, stafi akademik më priti me krahë hapur në një atmosferë të mbushur me ambicie dhe guxim, në të cilën studentët inkurajohen për t’u bërë të pavarur dhe për të fituar aftësi të jashtëzakonshme që do ju shërbejnë në të tashmen dhe në të ardhmen. Stafi akademik i UNS vazhdimisht mbështesin , ndihmojnë dhe përpiqen të kuptojnë nevojat e studentëve , duke nxitur aftësitë e tyre krijuese nëpërmjet kombinimit të metodave tradicionale të mësimdhënies.

Universiteti vazhdimisht kishte mysafirë të shquar nga Brenda dhe jashtë vendit,të cilët ofronin një perspective ndryshe mbi ngjarjet dhe cëshjtet aktuale.Një platformë active për mësim dhe debat lejon që studentët nga secili fakultet të shkëmbejnë kolektivisht pikëpamjet e tyre akademike mbi tema të ndryshme dhe njëkohësisht të konsultohen me profesionistë të fushave përkatëse.

Vendndodhja e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës buzë Liqenit të Ohrit ofron një pamje të paharrueshme, e cila është ideale për relaksim mes orëvedhe pas përfundimit të leksioneve.Karakteri multikulturor i universitetit bën të mundur miqësimin e studentëve të kulturave dhe kombësive të ndryshme, të cilët shpesh shihen sëbashku në kampusin universitar dhe në qytetin e Strugës.

Përvoja e shkëlqyer që kam pasur në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës gjatë studimeve Bachelor bëri të mundur që unë ti vazhdoja studimet pas universitare (master) dhe të doktoraturës në fushën e ekonomisë.

Edhe pse falë njohjeve ndërkombëtare të diplomave të UNS , une kisha mundësi të vazhdoja arsimimin në SHBA, aty ku dhe jetoj , vendosa të ndjek qëllimet e mia në UNS përshkak të suportit shumë të madh nga ana e stafit akademik.

Studimi në UNS, më mundësoi të arrij edhe një tjetër sukses personal dhe profesional, atë të qënit pjesë e “Shkollës për lider të rinj” e Presidentit Gjorgji Ivanov.  Nga përvoja ime personale, i inkurajoj të gjithë studentët e ardhshëm të zgjedhin Universitetin Ndërkombëtar të Strugës si hap i sigurtë drejt zhvillimit në nivel personal dhe profesional.

Leave A Reply

Your email address will not be published.