Studenti Armand Braho kryen praktiken në Bashkinë e Pogradecit.

Do ta quaja fat, mundësinë që të jep Universiteti Ndërkombëtar I Strugës, për praktikën mësimore qoftë që në vit të parë, si një mundësi e mire për ngritjen e profesionalitetit, në drejtimin e zgjedhur në universitet.
Normale që kjo praktikë më diferencon mua nga kolegët e mij që studiojnë në universitetet e tjera, sepse unë së bashku kolegët e UNS-së hasemi më profesionin që në fund të vitit të parë bachelor. 30 Ditë praktikë në  Bashkinë e Pogradecit më përballën mua me profesionin e të ardhmes, realisht me ndihmën e mbikqyrësit Genti Malcellari Specialist Jurist tepër I përkushtuar , unë sot jam I njohur më në brëndësi me procedurat juridike në Administratë Publike, me Pushtetin Vendor apo dhe me Gjykatën si institucion që ka lidhje direkte me drejtimin që unë po studioj.
Praktika që në vit të parë është fryt për një sukses të mëtejshëm në karierën profesionale. Por unë nuk do e le me kaq, sepse ashtu si këtë vit që UNS ndërmjetsoj për pranimin në një institucion shtetëror, për kryerjen e praktikës, edhe vitin tjetër do mundohem që praktikën ta vazhdoj përsëri në një institucion shtetëror, ku të plotësoj profilin tim me dije të fushës dhe eksperienca të afërta apo dhe direkte, në përballjen me fushën e Juridiksionit.
Skam dyshim që Universiteti Ndërkombëtar I Strugës është një trampolinë për një të ardhme të sigurtë profesionale dhe të plotësuar tërësisht profesionalisht.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *