UNIVERSITETI NDËRKOMBËTAR NË STRUGË KA LIDHUR MARRËVESHJE PËR BASHKËPUNIM ME COLLEGE OF INTERNATIONAL AND PUBLIC RELATIONS – PRAGË
Universiteti Ndërkombëtar në Strugë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin e njohur të Pragës, College of International and Public Relations Prague. Është një kolegj që është jashtëzakonisht i specializuar për programet studimore në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe publike. Kolegji ka filluar me punë në vitin 1999.
Ndërkombëtarisht, Kolegji është i njohur për stafin e tij akademik elitar, i cili përfshin profesorë të shquar, të cilët në të njëjtën kohë kryejnë funksione të rëndësishme politike, si ambasadorë, ministra, zëvendëskryeministra dhe të ngjashme.
Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve parashikon shkëmbimin e studentëve, punën në projekte të përbashkëta dhe kërkimin, organizimin e konferencave të përbashkëta, seminareve, shkollave verore, si dhe thellimin e bashkëpunimit nëpërmjet lidhjes së një marrëveshjeje për diploma të dyfishta.