Universiteti Ndërkombëtar në Strugë përjetim dhe eksperiencë unike për studentët!

EKSPERIENCA UNIKE NË SHBA 

                                                                                         Armelindo Hazizolli ,student në Fakultetin e Shkencave Juridike.

“Pasi përfundova shkollën e mesme në qytetin e Beratit,si të gjithë moshatarët e tjerë isha i dyzuar
përsa i përket zgjedhjes së universitetit të duhur për të vazhduar studimet.

Duke ndjekjur hap pas hapi fushatën promovuese të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë arrita
të krijoj një bindje që ky instutucion më ofronte kushtet e duhura, programet e larmishme të
shkëmbimeve studentore si dhe mundësite e pafundme për të pasur nje formim të denjë
akademik dhe shkencor.

Kriminalistikë dhe Detektiv është dega ku vazhdova tre vite të studimeve në ciklin e parë
(Bachelor) në UNS.

Përkushtimi i stafit akademik dhe administrativ, jeta studentore në Strugë dhe shumë elementë
të tjerë , bënë te mundur që unë të përjetoj një eksperiencë unike në këtë Universitet.

Programi “Work and Travel” është një nga mundësitë me të mira që ofron UNS , e potencoj këtë
fakt pasi personalisht kam qënë pjesë e këtij programi në SHBA .

Ky program më ka ndihmuar të krijoj koncepte të qarta lidhur me kulturën e punës si dhe
funksionimin e një sistemi tjetër në një vend si Amerika për një periudhë 5 mujore.

 

Aktualisht jam duke punuar si ” lifeguard”me programin WAT në Marryland dhe njëkohësisht
falë rezultateve të larta në UNS .jam duke vazhduar aplikimet për Master në një nga universitetet
që ndodhen këtu ne SHBA.

Investoni për të ardhmen tuaj duke i krijuar vetes mundësi të cilat nuk i keni imagjinuar me parë.

Zgjidhni UNS për të formuar skeletin e duhur të dijes suaj!”

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *