UNIVERSITETI PRESTIGJIOS I TORINOS- PARTNERI I RI I UNS

Universiteti Ndërkombëtar i Strugës vazhdon të shënojë suksese të jashtëzakonshme në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar.I  ri në renditjen e universiteteve në listën e 500 universiteteve më të mira sipas Shangait dhe që janë partnerë të UNS-së është Universiteti i Torinos. Është një universitet që konsiderohet si një nga më të vjetrit, jo vetëm në Itali, por edhe në botë. Universiteti u themelua në vitin 1404. Renditja e 5-të në Itali sipas performancës së përgjithshme, dhe renditet e treta në aspektin e aktiviteteve shkencore dhe kërkimore. Në listën e Shangait për universitetet më të miranë botë radhitet ndërmjet numrit 100-200. Në kuadër të universitetit funksionojnë 12 fakultet dhe 55 departamente, në të cilat studiohet nga më shumë se 67,000 studentë.

Në Universitetin e Torinos kanë studiuar një numër figurash të shquara nga Italia, por edhe jashtë saj, siç është ish kryeministri italian Giovanni Giolitti, presidenti i dytë dhe i pestë i Republikës italiane – Luigi Einaudidhe Giuseppe Saragat, ish-presidenti i FIAT-Gianni Agnelli, sidhe një numër i madh të njohur në fushën e letërsisë, filozofisë, gazetarisë, shkencave natyrore, biznesit,juridik edhe shkencave politike.

Me lidhjen e marrëveshjes Erasmus + midis Universitetit të Torinos dhe UNS-së, lehtësohet shkëmbimi i studentëve dhe stafit akademik midis dy universiteteve në kuadër të programit Erasmus +. Është një mundësi tjetër e madhe për studentët e UNS-së që të vizitojnë një universitet elitar në kohëzgjatje prej një ose dy semestrave.

UNS I fton studentët e saj që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të aplikuar për një qëndrim studentor në Universitetin e Torinos që në semestrin e ardhshëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.