UNS KA LIDHUR MEMORANDUM BASHKËPUNIMI ME MARCHE POLYTECHNIC UNIVERSITY – ANKONA, ITALI

Universiteti Ndërkomëtar në Strugë ka lidhur memorandum bashkëpunimi  me  Università Politecnica delle Marche – Ankona, Itali. Me lidhjen e këtij memorandumi , UNS vazhdon të pasurojë  bashkëpunimin me universitetet  Italiane, me çka u tregua që është një nga destinacionet më atraktive  për qënrime studentore.

Università Politecnica delle Marche është universitet shtetëror, që ka filluar me punë në v.1959, si filiale e Universitetit të Urbinos. Më vonë, në v.1969, universiteti merr akreditim  dhe fillon të punoi si Universitet I Ankonës, I cili më vonë është emëruar si Università Politecnica delle Marche.

Sot në kuadër të universitetit funksionojnë 5 fakultete dhe studiojnë  më shumë se 17.000 studentë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.