UNS OFRON MUNDËSI PËR DIPLOMA TË DYFISHTA PREJ UNIVERSITETEVE TË NJOHURA NË SHBA

Një nga qëllimet kryesore të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës është t’u ofrojë studentëve të tij një të ardhme të sigurt dhe  përparimtare. Në këtë kontekst UNS punon intensivisht për rritje të marrëveshjeve për diploma të dyfishta,  me anë të së cilave ju mundëson studentëve që përkrahë diplomës së UNS-së, të marrin edhe diplomë të ndonjë universiteti të njohur në botë.Duke pasur parasysh faktin se SHBA ka një nga sistemet e arsimit më të zhvilluara në botë, dhe se shumë nga studentët planifikojnë të vazhdojnëarsimimin e tyre apo jetesën në Shtetet e Bashkuara , UNS vë theks të veçantë mbi lidhjen e marrëveshjeve për diploma të dyfishta me  universitetet e SHBA-ve.

Në këtë kuptim, nëpërmjet programeve të dizajnuara posaçërisht 2 + 2 për marrjen e diplomave të dyfishta, UNS ka krijuar bashkëpunim të suksesshëm me një numër të universiteteve të njohura në Shtetet e Bashkuara. Ndër institucionet më të rëndësishme që UNS ka lidhur marrëveshje bashëpunimi për diploma të dyfishta janë: American Heritage University, Clarion University of Pennsylvania, Tennessee Tech University dhe Virginia International University. Për sa i përket mundësisë për të marrë diploma të dyfishta nga universitete tëSHBA-ve vlen të përmendet dhe marrëveshja e bashkëpunimit që UNS  ka me Green River College, duke bërë të mundur që pas përfundimit të dy viteve të studimeve në UNS, studentët të vazhdojnë arsimimin e tyre  në njërin  nga universitetet më lartë të ranguara të SHBA-së në listën e Shangajit,të  500 universiteteve më të mira në botë.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *