UNS simbol i harmonisë multietnike!

Prof. Mirela Karabina ,ish-Ministre e Arsimit në Republikën e Shqipërisë, njëkohësisht pjesë e stafit akademik të UNS , jep përshtypjet e saj lidhur me kushtet që ofron Universiteti Ndërkombëtar në Strugë.

“Kam kënaqësinë që tashmë prej 1 viti jap leksione  në UNS ,një institucion i lartë arsimor që bashkon studentët të cilët vijnë nga treva të ndryshme.

 Do të ndalesha tek disa elementë që e bëjnë Universitetin Ndërkombëtar në Strugë të funksionojë si nje komunitet unik !

 Së pari ,qyteti piktoresk i Strugës  karakterizohet nga nje klimë e veçantë , duke krijuar në këtë menyrë një ambient të ngrohtë dhe familjar përsa i përket  zhvillimit  të kulturës dhe arsimit në R.M dhe me gjerë .

Së dyti  ,një fenomen që  më ka  impresionuar vazhdimisht është harmonia e cila krijohet ndërmjet studentëve të ndryshëm duke shkëmbyer mes tyre kulturën e trashëguar dhe  gjithashtu duke marrë e duke dhënë të mirat e fituara.Stafi i zgjedhur akademik siguron standarte  në mësimdhënie dhe drejtimin e duhur profesional të studentëve.  Të nxënët me standarte dhe marrëdhënia profesionale pedagog – student,ka lejuar hapësirën e domosdoshme për studentët ,për të qenë kërkues të metejshëm të dijes.

Së fundmi  respektimi i të drejtave të studentëve në një ambjent miqësor dhe mbështetja e vazhdueshme e tyre është një nga avantazhet e këtij Universiteti!”

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *