Ylber Uka, Tiranë Shqipëri – Histori Suksesi

Ylber Uka nga studimet për “Kriminalistikë dhe Detektivë” pranë UNS tani Oficer në “Forcat e Armatosura të R.së Shqipërisë”.

Eksperienca ime si student i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë nisi rastësisht, pasi që mora informacionet e para për drejtimin Kriminalistikë dhe Detektivë në kuadër të Fakultetit të Shkencave Juridike pranë UNS, u binda që ky ishte drejtimi i duhur për mua. Më tutje bindja dhe dëshira ime për të studiuar atë që unë dashuroja nuk më zhgënjeu, sepse tani mund të them që ishte një ndër eksperiencat e mia më të mira, për faktin se aty zbulova se cili doja të isha dhe të bëhesha. Pasi përfundova studimet në UNS, unë aplikova për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe sot unë jam pjesë e tyre jo si një ushtarak i thjeshtë, por Oficer në Akademinë e Oficerëve. Detyra ime funksionale është Komandant Toge.

Faleminderit Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, për dyert që na hap drejt së ardhmes.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.