INSTITUTI PËR ZHVILLIM EKONOMIK DHE MENAXHIM MJEDISOR “Prof. Dr. Bashkim Rama”
VIZIONI DHE MISIONI
“Ne gjithmonë do të jemi një hap përpara situatës aktuale, mjaftueshëm larg për të mos u tejkaluar nga koha dhe mjaftueshëm afër për të ndjekur pasuesit tanë.”
Instituti për Zhvillim Ekonomik dhe Menaxhim Mjedisor u themelua në vitin 2009, si një institucion shkencor dhe kërkimor në kuadër të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë. Aktiviteti kryesor i Institutit është puna kërkimore-shkencore në fushën e shkencave ekonomike, menaxhimit të mjedisit, aftësimi dhe përmirësimi i kuadrove kërkimore-shkencore, krijimi dhe zhvillimi i infrastrukturës kërkimore-shkencore, aktiviteti botues, si dhe aktivitete të tjera të lidhura drejtpërdrejt me veprimtarinë kryesore.
Instituti për Zhvillim Ekonomik dhe Menaxhim Mjedisor zhvillohet si një institucion kryesor kërkimor në procesin e krijimit dhe transferimit të dijes dhe përvojës, me qëllim të menaxhimit të zhvillimit ekonomik dinamik dhe të qëndrueshëm të vendit, duke përdorur një qasje proaktive në lidhje me mjedisin dhe proceset e tranzicionit. Aktivitetet kërkimore-shkencore kryhen në përputhje me nevojat e zhvillimit dinamik ekonomik dhe shoqëror. Instituti për Zhvillim Ekonomik dhe Menaxhim Mjedisor ofron shërbimet e tij profesionale dhe këshillimore në fushën e strategjisë korporative, financave, përgatitjes së planeve të biznesit, studimeve dhe analizave të tregut, analizave dhe masave për mbrojtjen e mjedisit, si dhe zhvillimin dhe përmirësimin e tij, edukimin e kuadrove etj.
Instituti për Zhvillim Ekonomik dhe Menaxhim Mjedisor bashkon profesionistë dhe ekspertë nga fusha e ekonomisë makro dhe mikro, zhvillimit të burimeve njerëzore, aktivitetit të biznesit, ekologjisë dhe zhvillimit të mjedisit, proceseve integruese dhe ekonomisë së BE-së dhe ndërkombëtare.
Instituti krijon dhe organizon ekipe pune për lloje të ndryshme trajnimesh, ndihme dhe asistence në punën e kompanive dhe institucioneve të tjera, për të arritur efektivitet në vendimmarrje dhe implementim të rregullave dhe rregullativave të reja në procesin e zhvillimit të ekonomisë së tregut.
Instituti për Zhvillim Ekonomik dhe Menaxhim Mjedisor bazohet në parimet e ekselencës akademike dhe neutralitetit. Ai është një institucion kërkimor dhe këshillues i pavarur, i përkushtuar ndaj vlerave të ekonomisë së lirë të tregut dhe kujdesit për një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër. Gjithashtu, përplotëson këtë duke krijuar kuadro të kualifikuara që garantojnë cilësinë e shërbimeve, efikasitetin, profesionalizmin dhe besimin. Duke nisur nga fakti se arsimi dhe ngritja e vazhdueshme intelektuale luajnë një rol kyç në hapjen e horizonteve të reja dhe në nxitjen e ndryshimeve dhe zhvillimit në fushën ligjore, ekonomike, politike dhe kulturore të shoqërisë. Në të vërtetë, asnjë vend nuk mund të sigurojë një zhvillim të vërtetë evolutiv dhe të qëndrueshëm pa një arsim cilësor dhe institucione cilësore që bazohen në qëllimet shoqërore dhe nevojat e tregut të punës.
Në këtë mijëvjeçar, arsimi përballet me sfida të mëdha dhe reforma të thella në mbarë botën, që rrjedhin nga zhvillimi i shpejtë i sistemeve të reja të teknologjisë së informacionit dhe telekomunikacionit, përparimi i madh në shkencë dhe zhvillimi i disiplinave të ndryshme akademike etj.
Objektivat Kryesore
IZHMM vepron në fushën e Zhvillimit Ekonomik dhe Menaxhimit Mjedisor. Duke pasur parasysh katër faktorët e zhvillimit ekonomik, është e qartë se drejtimet kryesore të veprimit të Institutit do të përfshijnë analizën, monitorimin dhe nxitjen e dinamikës së tyre.
- Indikatorët dhe veprimet e mundshme të faktorëve demografikë (fuqia punëtore, cilësia e saj, disiplina dhe motivimi i saj, pasuritë natyrore). Vendet si Republika e Maqedonisë së Veriut karakterizohen kryesisht nga një përqindje e lartë e fuqisë punëtore me kualifikime të ulëta, pa disiplinën e nevojshme të punës, gjë që shkaktohet nga mungesa e arsimimit dhe mungesa e motivimit dhe pakënaqësia e fuqisë punëtore. Mungesa e dijes, profesionalizmi ose njohuritë e vjetruara, që e bëjnë fuqinë punëtore të papërshtatshme, janë sfidat kryesore për Institutin. Mësimi i përhershëm dhe përmirësimi i vazhdueshëm, formimi dhe promovimi i përgjegjësisë sociale dhe mjedisore të individit janë prioritetet tona kryesore, sepse të gjithë faktorët e tjerë të zhvillimit ekonomik mund të blihen, por vetëm ky mund të krijohet.
- Indikatorët për burimet natyrore dhe menaxhimi i tyre optimal – dihet se burimet natyrore janë të kufizuara. Republika e Maqedonisë së Veriut është e pasur nga ky aspekt. Esenca e këtij prioriteti qëndron në gjetjen e mënyrave për përdorimin optimal të tyre, si dhe në gjetjen e burimeve dhe formave alternative të energjisë dhe burimeve të tjera që do të jenë miqësore për mjedisin.
- Indikatorët dhe analiza e kapitalit – kapitali, lëvizja dhe alokimi i tij janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik. Mungesa e kursimeve vendase, mosbesimi ndaj sistemit bankar, kriza, recesioni që trondit botën – të gjitha këto janë faktorë që duhet t’u shpjegohen jo vetëm studentëve tanë, por para së gjithash, të shpjegohen pasojat dhe masat që do të neutralizonin efektet e tyre.
- Përdorimi i arritjeve të teknologjisë dhe nxitja e shpirtit inovativ dhe sipërmarrës. Dihet se forca bazë me aftësinë e saj për “shkatërrim krijues” është teknologjia. Ajo nuk kërkon gjithmonë shumë kapital, por mendje të jashtëzakonshme. Kjo është qëllimi ynë – krijimi i mendjeve që, duke përfituar nga teknologjia, do të krijojnë module aplikative në fusha të ndryshme të jetës njerëzore.