FAKULTETET
MARKETING DHE MENAXHMENT FINANCIAR
Programi Marketing dhe Menaxhim Financiar ofron themele të forta në industrinë e marketingut, kontabilitet dhe menaxhimit financiar. Aplikimi i metodave moderne të mësimdhënies dhe mësimnxënies i përgatit studentët në krijimin e aftësive bindëse dhe konkuruese në sferën e marketingut. Rëndësi parësore kanë analizat financiare në operacionet e ndryshme të biznesit dhe në të gjithë segmentet e tregut.
Për realizimin e programit të këtij departamenti është angazhuar një kuadër akademik nga fusha e ekonomisë, i përgatitur për të trajtuar problematika në suaza jo vetëm të tregut të brendshëm por edhe global. Studimet e programit të ciklit të parë, në departamentin e “Marketing Menaxhim Financiar” zgjasin tre (3) vite. Pas përfundimit të suksesshëm të studimeve, studenti do të marrë diplomë për kryerjen e studimeve trevjeçare të ciklit të parë (i diplomuar në fushën e Marketing Menaxhim Finaciar).
Qëllimet:
– Përmes zhvillimit të ligjëratave dhe ushtrimeve synohet që studentëve t’u jepet një pasqyrë e qartë e fushave të ndryshme të funksionimit të një kompanie dhe ndërlidhjen e tyre në tregun gjeografik dhe atë elektronik.
– Studentët të arrijnë të fitojnë përvojë përmes punës praktike dhe projekteve në ekip, në zgjidhjen e problemeve të tregut real.
– Studentët të pajisen me një kurrikulë bërthamë në fushën e investimeve, teorive të menaxhimit financiar, tregjeve dhe institucioneve financiare.
– Përgatitja e studentëve për karrierë konkurruese në biznesin global.
Objektivat:
– Objektivi kryesor është pajisja e studentit me njohuritë e nevojshme në temat më të rëndësishme të marketingut dhe menaxhimit financiar, dhe kjo në një masë të tillë që studenti të mund të kuptojë dhe interpretojë informatat financiare dhe të marrë vendime të duhura në bazë të raporteve të menaxhimit dhe mirëfunksionimit të tij.
– Ofrimi i praktikave teknologjike në fushën e biznesit duke përfshirë e-commerce, sjelljen konsumatore, hulumtimin dhe analizat financiare të tregjeve.
– Ofrimi i mundësive për profesionalizimin e njohurive dhe aftësive në fushën e shitjeve profesionale, zhvillimit të produktit të ri, komunikimit marketing dhe promocionit.