FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE
- Date 9 Qershor, 2022
FAKULTETET
FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE
Fakulteti i Shkencave Politike, drejtimi Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, pranë Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, ofron një studim shkencor, racional dhe bashkëkohor për studentët dhe siguron njohuri solide e shprehi praktike të përzgjedhura, në fushat e dijes politike, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të diplomacisë, bazuar në metodat dhe kurrikulat kontemporane të studimit, nën drejtimin e një stafi akademik me përgatitje të lartë shkencore, përvojë të gjatë profesionale e karrierë cilësore akademike, politike e mësimore. Në përbërje të kësaj trupe mësimore bëjnë pjesë autoritete me renome të lartë akademike, me përvojë të gjatë shkencore, mësimore e politike rajonale e europiane, me pjesmarrje të akademikëve, doktorëve të shkencave, diplomat të lartë të karrierës me përvojë ballkanike europiane e botërore, juristë të shquar dhe specialist të rajonit, europianistikës dhe të organizatave ndërkombëtare.
Studimi bëhet në ambiente të zgjedhura, komode, në kushte e paisje moderne studimi, në një rajon piktoresk, buzë liqenit të bukur të Ohrit.
Veprimtaria mësimore dhe shkencoro-edukative, mbështetet në bazën e një konsorciumi midis Universitetit Ndërkombëtar të Strugës dhe Akademisë Diplomatike Shqiptare (anëtare e Forumit Ndërkombëtar për Trajnimet Diplomatike, me qendër në Vjenë), si dhe bashkëpunim me institucione arsimore e kulturore si dhe universitete të vendit dhe të rajonit.
Me respekt,
Dekani i Fakultetit të Shkencave Politike
Prof.Dr. Shpëtim Cami