Kriminalistikë dhe detektiv

UNS zhvillon trajnimet në drejtimin Kriminalistikë dhe Detektivë, trajnimet do të zhvillohen në:     Sallën trajnuese dhe Qendrën  e Kriminalistikës të UNS , e cila ka vendndodhjen në një zonë të pabanuar dhe është e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, që nga pajisjet mbrojtese dhe taktike, deri te standardet IPSC (International Practical Shooting Confederation) dhe armatimi i NATO-s,  një standard për të realizuar brenda masave të sigurisë, çdo pikë të programit stërvitës. Praktika Kriminalistike është një nga kërkesat e detyrueshme për studentët e drejtimit Kriminalistikë dhe Detektivë në UNS. Aftësimi dhe më pas vlerësimi e studentëve, sjellin një student të formësuar shkencërisht dhe fizikisht, duke e bërë këtë të fundit, të pagarueshëm me studentët e rajonit.