Marrëveshje për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor
Me Marrëveshjen për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor, vendi ynë, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Shqipëria, do të kenë mundësinë për njohje reciproke të diplomave.
Ky është një hap i madh për sistemin arsimor në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon, sepse do të inkurajojë mobilitetin akademik, punën kërkimore-shkencore dhe zhvillimin rajonal.
Tejkalimi i sfidave në fushën e arsimit të lartë konfirmon përkushtimin e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit të plotë rajonal, dhe rrjedhimisht integrimit në BE.