
Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, në bashkëpunim me Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, organizojnë Konferencën Ndërkombëtare Studentore 2026 me temë:
“Rinia akademike dhe sfidat e shoqërisë moderne.”
Strugë, Maqedonia e Veriut
8 Maj 2026
Në këtë konferencë ftohen të marrin pjesë studentët e nivelit Bachelor dhe Master, të cilët mund të aplikojnë me punime shkencore mbi tema që lidhen me:
- rininë,
- teknologjinë,
- shoqërinë,
- edukimin,
- mjedisin,
- si dhe sfidat moderne të shoqërisë etj
Kjo është një mundësi shumë e mirë për të prezantuar idetë dhe kërkimet tuaja, si dhe për të bashkëpunuar dhe diskutuar me studentë dhe akademikë nga universitete të ndryshme.
Afati i pranimit të punimeve: 17 Prill 2026
Studentët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet ose të kërkojnë informacion shtesë në adresat e mëposhtme:
a.berisha@eust.edu.mk
igjolleshi@uogj.edu.al
Ju inkurajojmë të merrni pjesë dhe të përfaqësoni me dinjitet punën dhe idetë tuaja akademike.
