FAKULTETI I SHKENCAVE EKONOMIKE

Fakulteti ekonomik nё kuadёr tё Universitetit Ndёrkombёtar nё Strugё me orientimin e tij ndёrkombёtar, angazhimet nё kuadrin arsimor si dhe vizionin e qartё tё menaxhmentit pёr krijimin e kualitetit tё njёjtё me standartet botёrore, tenton tё bёhet lider nё procesin edukativ jo vetёm nё RMV, por edhe jashtё saj.

Tё tёrhequr nga dёshira qё tё jemi pjesё e standardeve arsimore botёrore, Fakulteti Ekonomik bёn regjistrime tё studimeve deridiplomike nё gjuhёn angleze, me partnerёt e tij prestigjoz American Heritage University dhe London City College. Studentёt, me kёtё mёnyrё tё studimit do tё mund tё fitojnё diplomё tё dyfishtё, nga Fakulteti Ekonomik nё Strugё dhe diplomё nga institucionet arsimore tё lartёpёrmendura.

Akcent kryesor në punën e Fakultetit Ekonomik në Strugë ka kyçja bashkëkohore ndërkombëtare e stafit akademik dhe e studentëve. Në realizimin e kësaj ideje do të na ndihomjnë jo vetem profesorët kualitativ dhe asistentët të cilët i ka fakulteti, por një kontribut të veçantë do të keni ju studentë të ardhshëm deridiplomik dhe posdiplomikë bashkë me partnerët afaristë të cilët na mbështesin në mënyrë të pakontestueshme si në fushën e procesit arsimor ashtu edhe në pjesën e hulumtimeve shkencore.

Me respekt,

Dekani i Fakultetit të Shkencave Ekonomike

Doc. d-r Gazmend Beshi