JURISPRUDENCË

Për realizimin e programit është angazhuar një kuadër akademik adekuat nga fusha e drejtësisë.

Studimet e programit studimor të ciklit të parë jurisprudencë zgjasin tre (3) vjet. Pas përfundimit të suksesshëm të studimeve, studenti do të marrë diplomë për mbarimin e studimeve trevjeçare të ciklit të parë: i diplomuar në fushën e jurisprudencës.

 

Qëllimet:

Qëllimi i kësaj fushe studimi është që t’i ofroj studentëve mundësinë e fitimit të diturive të përgjithshme juridike e cila do t’ju shërbejnë atyre si bazë për specializim të mëtutjeshëm në fusha të ndryshme. Duhet t’i siguroj studentët me njohuri në drejtësi dhe kuptueshmëri në kuptimin e gjerë të saj.

Qëllimi nuk është që të arsimohen studentët në një pjesë specifike dhe të specializuar të ligjit, por për t’ju mundësuar atyre t’i kuptojnë qëllimet, parimet dhe instrumentet e ligjit dhe nënfushat e tyre. Më tutje është e rëndësishme të sigurohet një kuptueshmëri interdisiplinore e ligjit, i cili do t’i lidhë aspektet e ndryshme ne fushën e drejtësisë- ligjin në kontekstin ekonomik, social dhe historik të tij.

Në fokus është që studentët të familjarizohen me ligjin ndërkombëtar dhe krahasimin e tij me ligjin kombëtar. Në këtë aspekt gjuha angleze do të jetë lëndë obligative në katër semestra.

Një nga qëllimet kryesore është sensibilizimi i studentëve me normat etike në dretjësi, aplikimi i drejtpërdrejtë i ligjit dhe vetëdijesimi i kontekstit të së dretjës ligjore në shoqërinë demokratike.

 

Objektivat

Të diplomuarit do të kenë shkathtësi akademike të adaptueshme sipas nevojave të tregut duke zhvilluar aftësi komunikuese të forta, e që janë të nevojshme për përhapjen efikase dhe të qartë të analizave të ligjit. Këto shkathtësi janë gjithashtu qëllim që të tregoj sukses në karrierën e sektorit publik dhe privat që logjikisht përcjell gradën e ofruar nga ky program.

Studentët duhet të jenë në gjendje t’i përdorin metodologjitë specifike të cilat do t’i lejojn atyre t’i shqyrtojnë dhe analizojnë rastet ligjore.

Studentët do të fitojn njohuri në fushën e ligjit Ndërkombëtar dhe Evropian dhe të jenë në gjendje të bëjnë krahasime me ligjin vendas si dhe ta interpretojn atë. Secili student duhet të jetë në gjendje të krahasojnë sistemet e ndryshme ligjore dhe kuptojnë se si ndikon ligji në shtresat e ndryshme nacionale, Evropiane dhe Ndërkombëtare ndaj njëri-tjetrit. Këto njohuri të përgjithëshme do t’ju shërbejnë studentëve më vonë si një bazë e mirë edhe për dhënjen e provimit të jurisprudencës.

Studentët më tutje duhet të jenë në gjendje të zhvillojnë vetëdijësimin e lidhjes së ligjit dhe drejtësisë dhe rëndësinë e saj në shoqërinë demokratike.

Ata do të njihen me konceptin e ligjit dhe drejtësisë dhe t’i zbatojnë këto standarde bashkarisht me standartet demokratike, njerëzore dhe etike.