FAKULTETET
DIPLOMACI DHE MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE
Për realizimin e programit të këtij departamenti është angazhuar një kuadër akademik nga fusha e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, i përgatitur për të trajtuar problematika në suaza ndërkombëtare.
Studimet e programit të ciklit të parë, në departamentin e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, zgjasin tre (3) vite. Pas përfundimit të suksesshëm të studimeve, studenti do të marrë diplomë për kryerjen e studimeve trevjeçare të ciklit të parë (i diplomuar në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare).
Qëllimet:
- Qëllimi i kësaj fushe studimi është që t’i ofrojë studentëve mundësinë e një këndvështrimi të përgjithshëm mbi modelet dhe institucionet që u prinë marrëdhënieve ndërkombëtare.
- Studentet duhet të njihen me analizën e hollësishme të procesit të krijimit të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare. Studimi i zanafillës së diplomacisë dhe zhvillimit të saj bashkëkohor.
- Gjeopolitika moderne e shteteve si dhe qasja e shteteve ndaj globalizimit masiv .
- Përkufizimi i instrumentave dhe mjeteve juridike të cilat duhet të përdoren për të negociuar gjatë marrëveshjeve të ndryshme midis shteteve/institucioneve/organizatave.
- Angazhimi i studentëve në raste studimore rreth risive dhe intervenimeve të politikave të jashtme në proceset e kolaborimit të shteteve.
Objektivat:
- Të diplomuarit, në fund të studimeve në ciklin e parë të marrëdhënieve ndërkombëtare, duhet të arrijnë të klasifikojnë tipet e organizatave ndërkombëtare.
- Të jenë të aftë të kuptojnë se, në thelb të çdo marrëdhenie ndërkombëtare qëndron bashkëpunimi.
- Të jenë skeptikë në lidhje me zhvillimin e historikut të diplomacisë dhe të kenë njohuri të përgjithshme lidhur me problematikat nacionale dhe internacionale.
- Të kenë akumuluar informacionin e duhur në lidhje me legjislacionet ndërkombëtare si dhe të kenë një kornizë precize të protokollit diplomatik.
- Të implementojnë opinionet e tyre lidhur me format dhe nivelet e bashkëpunimit duke elaboruar raste të ndryshme shkencore lidhur me shkallën e zhvillimit të shoqërisë, institucioneve dhe politikave të ndryshme.