FAKULTETI I TEKNOLOGJISË INFORMATIVE

Fakulteti i Inxhinjerisë Informatike është një departament dinamik, shumë kompetitiv, i përkushtuar për të ofruar nivel të lartë të edukimit, dhe për të ofruar eksperiencë më të mirë për studentët. Ky fakultet ofron programe studimi që u japin mundësinë studentëve të formohen me njohuritë e duhura teorike e praktike për të punuar e kontribuar në këto fusha kaq të rëndësishme e të larmishme.

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë ofron infrastrukturë moderne laboratorike si dhe një staf akademik mjaft të kualifikuar për të marrë përsipër këtë sfidë kaq tërheqëse.

Departamenti ofron edukimin universitar dhe pas universitar, si dhe kërkim-zhvillim në fushat e inxhinierisë së softuerit, programimit të orientuar në objeke, arkitekturës së kompjuterave, projektim i sistemeve shifrore, sistemet e shfrytëzimit, sistemet e shpërndara, teknologjitë e rrjetave dhe bazave të të dhënave.

Misioni i Departamentit te Inxhinierise Informatike është:

  • të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë e të mbrojë dijet me anën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve si dhe të formojë specialistë të lartë dhe të përgatisë shkencëtarë të rinj të fushave të Inxhinierise Informatike, bazuar në programe mësimore bashkëkohore, të kualifikuar dhe të përshtatshëm për tregun e punës rajonal dhe ndërkombëtar.
  • Garantimi i cilësisë dhe plotësimi i standardeve akademike
  • Nxitja, mbështetja dhe zhvillimi i aktivitetit shkencor
  • Të bashkëpunojë me industrinë për identifikimin e kërkesës për burime inxhinjerike dhe përshtatjen e programeve mësimore në funksion të saj.
  • Të kontribuojë në aftësimin praktik të studentëve dhe veçanërisht të të diplomuarve.

Fakulteti i Teknologjisë Informative ka bashkëpunim të plotë me Departamentin e Shkencave Kompjuterike të American Heritage University, si dhe me Neë York University në Shkup.

Me respekt,

Dekan në Fakultetin e Inxhinjerisë Informatike

Prof.d-r Ljupco Stojcheski