Mundësi punësimi gjatë studimeve

Puno dhe studijo, është një mundësi punësimi për studentët,  të cilët i ndjekin studimet deridiplomike në Universitetin tonë. Vendi i fituar i punës bazohet në kushtet dhe nevojat financiare të studentëve, por gjithashtu edhe suksesin e treguar më parë. Pozita pune tek të cilat studentët mund të punësohen në Universitet janë: shërbimi studentor, bibliotekë, laboratoret e kompjuterëve etj. Të ardhurat financiare të cilat do të realizohen në bazë te orëve të punuara, do të kompensojnë pagesën financiare të shkollimit tuaj.

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë në bashkëpunim me bizneset që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në qytetin e Strugës, ju mundëson të gjithë studentëve që kanë dëshirë të punojnë pas orarit të studimit. Të punuarit gjatë studimeve paraqet një lehtësim financiar për buxhetin e studentëve për vetë faktin se paga minimale me të cilën punojnë studentët është 18,000 denarë (300 Euro) dhe duke llogaritur këstin mujor për mbulimin e tarifës së shkollimit (160 Euro) është një mundësi e mirë që të mbulohen shpenzimet e shkollimit. Universiteti ju mundëson studentëve që të zgjedhin nga punët e ndryshme që ofrohen dhe në vazhdimsi studentët njoftohen për konkurset e punës përmes emailit.