Kampusi dhe qyteti

Struga, qyteti i poezisë, është i vendosur në pjesën   jugperëndimore  të  Maqedonisë.   Qyteti  shtrihet   në    brigjet veriore të Liqenit të Ohrit. Përmes  qytetit kalon lumi Drini i Zi i cili buron nga liqeni dhe e ndan qytetin ne dy pjesë. Emri i vjetër ilir i Strugës është Enhalon. Lokacioni   i    shkëlqyer   i    qytetit, klima e këndshme, komunikacioni i shkëlqyer që e lidh me shumë vende  të  ndryshme,   plazhet e   mrekullueshme dhe numri  i  madh  i  hoteleve  rreth  liqenit,  së   bashku   me  vendet   arkeologjike, monumentet e tjera kulturore e bëjnë Strugën një nga vendet më të rëndësishme për turizëm, kulturë dhe arsim në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe më gjërë. Thjeshtë nuk është e mundur që të vizitoni Strugën dhe të  ngelni  indiferent ndaj bukurisë natyrore që të sjell liqeni  i Ohrit dhe lumi  Drini i Zi , si  edhe arkitektura e vjetër dhe  rrugicat e  ngushta me shtëpitë me galeritë e vjetra.

Struga dhe banorët struganë gjithmonë  kanë ditur se si të presin  mysafirët nga vendet e tj. Ata  dinë se si të  presin  me  mirëseardhje  të  ngrohtë dhe do ju bëjnë që të  ndiheni  si në shtëpi.

Në  Universitetin  Ndërkombëtar në Strugë do të  gjeni ambiente  komode  për  të  studiuar, ambiente sipas standarteve më të larta bashkëkohore universitare.           Ambientet në UNS janë të krijuara  posaçërisht   për  studentët të cilët zgjedhin të studiojnë në institucionin tonë, sepse kujdesi për studentin  është  qëllimi ynë primar. Studentët që studiojnë në UNS kanë  mundësi  të  ndjekin  ligjeratat dhe seminaret në salla të mëdha dhe moderne të pajisura me mjete audio – vizive, në mënyrë që studenti të ndihet sa më komod, sa më i fokusuar dhe i përqëndruar në orën e mësimit.

Në ambientet e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë gjithashtu do te gjeni edhe dy laboratorë të mëdhenj kompjuterik, me teknologjinë më të larte moderne , të lidhura me internetin për studentët të cilët studiojnë në degën informatikë. Këto   laboratore mund të shërbejnë edhe për studentët e tjerë, të cilët i  shfrytezojnë për të  kryer punimet  seminarike  dhe   shkencore, si dhe projektet mësimore.