Njohje ndërkombëtare e diplomës
Duke qënë se akreditimi (njohja) i diplomës është një nga elementët më të rëndësishëm të shkollimit,në vijim po ju përcjellim vërtetimet e studentëve tanë të cilët kanë nostrifikuar diplomat e UNS në shtete të ndryshme të botës duke vazhduar më tej me punësim apo studime postdiplomike në këto shtete.
Studentët e UNS të cilët vijnë nga shtete të ndryshme të botës, pas përfundimit të studimeve përfitojnë diplomën e tyre e cila njihet në shumicën e vendeve të botës. Për këtë UNS ndjehet shumë krenar me studentët e tyre të cilët pas përfundimit të tyre në shenjë mirënjohjeje komunikojnë dhe na informojnë lidhur me karrierën e tyre. Disa nga ata studentë na i kanë dërguar edhe dokumentacionet e njohura nga ana e Ministrive kompetente të shteteve ku ata kanë bërë njehsimin e diplomave si Greqia, Shqipëria, Zvicra, Austria, Sërbia, Kosova SHBA si dhe shumë të tjera.
Njohja e diplomës tonë në ShBA, është edhe një hapë para drejt promovimit të UNS në arenën ndërkombëtare, njëkohësisht është dhe vërtetim për kualitetin e lartë arsimor në UNS.
Me këtë hapen mundësi të reja për studentët për studime dhe punësime në ShBA, edhe atë në kushtet e njëjta si studentëte diplomuar në universitetet e ShBA.
Diplomat që i jep UNS-ja jo vetëm që nostrifikohen pa problem në shumë vende, por të njëjtët mundësojnë vazhdimin e studimeve nëpër vendet tjera. Disa studentë të UNS-së arritën të regjistrohen në universitetin më të ranguar në Austri-Universiteti i Vienës. Rrënjët e këtij universiteti datojnë që nga viti 1365. Ai është një nga universitetet më të mira në Evropë, ku kanë ligjëruar 15 fitues të çmimit Nobel. Regjistrimi për studime të masërit në Universitetin e Vienës është mundësuar vetëm për studentët më të mirë,të cilët vijnë prej universiteteve më të mira në botë.