UNS ofron kurse IT dhe digital marketing falas

UNS ofron një mundësi të jashtëzakonshme për të gjithë ata që dëshirojnë të zgjerohen në botën e teknologjisë dhe marketingut! Universiteti Ndërkombëtar në Strugë ofron kurse falas në fushat më të kërkuara të teknologjisë marketingut online.

Kurset që ofrojmë përfshijnë:

  • Web Design: Zhvilloni aftësitë për të krijuar faqe web moderne dhe tërheqëse.
  • Web Development: Mësoni të ndërtoni dhe zhvilloni aplikacione web nga baza.
  • Network Security: Përvetësoni njohuritë për mbrojtjen e rrjeteve kompjuterike.
  • Digital Marketing: Zbuloni strategjitë e marketingut dixhital për të rritur praninë tuaj online.
  • IT Skills: Përmirësoni aftësitë bazë të teknologjisë informative që janë të nevojshme në çdo sektor.
  • Computer Graphics: Mësoni teknikat e dizajnit grafik dhe krijoni projekte vizuale mbresëlënëse.
  • Database: Kuptoni dhe menaxhoni të dhënat përmes sistemeve të bazave të të dhënave.

Këto kurse janë të hapura për të gjithë, pavarësisht grupmoshës dhe nivelit të përvojës. Ejani dhe përfitoni nga kjo mundësi për të zhvilluar aftësitë tuaja profesionale dhe për të përgatitur veten për sfidat e së ardhmes.

Kurset fillojnë në dt 01.10.2024
Regjistrohuni tani për të siguruar vendin tuaj.

📍 Për më shumë informacione dhe regjistrime, na kontaktoni drejtpërdrejt në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë.

Leave A Reply